Lajme

Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës

08/06/2023 11:54
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Eh, ekonomia është sikur një orkestër e madhe. Ke lloj lloj instrumeti. Violina, tupana, trumpeta.. e në ekonomi i ke objektivat, ligjet, bizneset, prodhuesit, shërbyesit, tregtinë me jasht, kreditë, normat intereset, subvencionet.. çkamos. Një Univers në veti me lloj lloj fenomene, procese, objekte. Orkestra ka dirigjentin. Shteti ka qeverinë si dirigjent. Si funksionon dhe çka po ndodhë në Kosovë?

Parase me elaboru, po marrim një rast praktik. Çmimet e domateve apo qepës dhe boronicave. Boronicat kanë qenë ndoshta produkti i vetëm në ekonominë tonë që ska pësuar ndryshim në çmim dhe kualitet. Shkurtimisht vjet €1 për 200g, këtë vit €19,99 për 4kg. Domatet ishin rreth 70 cent vitin e kaluar, këtë verë rreth 90 cent mesatarja. Pse? Ka të bëjë me faktin që prodhimi vendor dhe tregu i boronicës është i konsoliduar dhe përmbush nevojat dhe kërkesat e tregut. Kërkesa dhe oferta janë në harmoni. Kërkesa për domate dhe qep është e ngjashme por prodhim vendor nuk ka sa duhet. Mvaremi nga importi. Çminet janë rritur nga inflacioni, çmimi domatës është rritur.

Familjet dhe qytetarët e Kosovës, apo fuqia blerëse e tyre, janë varfëruar. Me boronicë kanë fuqi të ngjashme por me domate fuqia e tyre ka rënë. 99% të rasteve të konzumit janë sikurse domatet, për shkak se ne kemi gati -5 miliardë euro deficit tregtar, nuk prodhomë dhe furnizojmë tregu tonë.

Qeveria ka rol shumë të rëndësishëm në ekonomi. Në një ekonomi vibrante, të fuqishme, sa më pak rol, aq më mirë. Interveno vetëm kur absolutisht duhet, në ekonomi të fuqishme. Por në rastet si Kosova ku inflacioni po i shkatërron familjet dhe ekonominë, duhet absolut shumë kujdes dhe orkestrim.

Krizat jo vetëm në çmime dhe prodhim e tregti, por edhe tregu i punës është në depresion. Ekonomia e Kosovës ka tepër shumë nevojë për orkestrim. Për parentim në fakt apo babtsitting.

Çka ndodhë tek ne është çudia e botës. As që ka një person apo ministër përgjegjës për ekonomi. Hajt cili është? Asnjë orkestrim të vetëm nuk e kemi. As në prodhim, as në tregun e punës, as në normat e interesit karshi trendeve të inflacionit, as me tregti apo strategji të zëvendësimit të importeve. As me politika qeveritar, as me alokime buxhetore. Sinçerisht nuk shofim asnjë çasje kredibile në ekonomi. Tëpër pak e aspak kuptueshmëri të ekonomisë apo orkestrës.

Me fjalë të thjeshta, ekonomia jonë është një kitar e çakorduar totalisht. Një orkestër pa dirigjent kur instrumentistët të gjithë kokë në vete po performojnë. Ku nuk e kemi një këngë që po performojmë, por vetëm tone të ndryshme. Një lloj qasje fizike e mekanikës kuantike krahasuar me gravitetin. Kaos karshi rregullit. Pa një qëllim dhe rrugë ku po shkojmë e çfarë dëshirojmë të arrijmë. Fatkeqësisht është kështu. Por nuk do të thotë që mbetet përgjithmonë kështu.