Sporti

“Nata e shqiptarëve”, Kushtrim Tahirukaj mposht turkun Oner Sahinerol

08/05/2023 21:28
nga:E K

Sot po zhvillohet eventi i boksit në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku Robin Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi luftojnë për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda në meçin kryesor të mbrëmjes.

Pas fitoreve të Diell Vranocit dhe Valon Ahmetit ndaj kundërshtarëve turq, Burak Akkus dhe Osmanoglu në ring u ngjit, Kushtrim Tahirukaj, shkruan GazetaBlic Sport.

Tahirukaj për kundërshtar pati poashtu një boksier turk, Oner Sahinerol

Boksieri shqiptar fitoi me vendim të gjyqtarëve pas katër raundeve.