Sporti

Driton Kuka për Laura Fazliun: E dominoi ajkën botërore

08/05/2023 18:49
nga:E K

Laura Fazliu ka shkëlqyer në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare arriti të stolisej me medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu triumfoi me IPPON ndaj japonezes, Miku Takaichi në një duel që e dominoi vazhdimisht.

E për këtë sukese ka reaguar edhe trajneri i njohur, Driton Kuka.

Ai tha se Laura Fazliu e dominoi ajkën botërore të xhudos në kategorinë e saj.