Sporti

Barcelona nuk heq dorë nga Bernardo Silva

08/05/2023 18:09
nga:E K

Mesfushori Bernardo Silva ende mund të kalojë te Barcelona.

Sipas Mundo Deportivo, klubi katalanas do t’u ofrojë “qytetarëve” në huazim me opsion blerje brenda një viti. Në këtë rast, opsioni i blerjes do të jetë i detyrueshëm.

Ky opsion i përshtatet Barcelonës përballë vështirësive financiare, pasi pagesa për transferimin do të shkojë në vitin e ardhshëm.

Burimi vë në dukje se Barcelona është optimiste për mundësinë e nënshkrimit të Bernardo Silvas, duke përfshirë edhe premtimin e Josep Guardiolës për lirimin e lojtarit.

Transfermarkt vlerëson Bernardo Silvën në 80 milionë euro.