Pas ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmë në “Bon Vivant” ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili.
Kica-Xhelili thotë se posedimi i armëve pa leje në Kosovë po kthehet në tmerr të përditshmërisë.
Ajo theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë.
“Posedimi i armëve pa leje në Kosovë po shndërrohet në tmerr e frikë të përditshmërisë sonë! Institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë, ndërkaq pres nga sistemi i drejtësisë ta zbardh këtë rast dhe kryerësit t’i mbaj përgjegjës” shkruan Kica-Xhelili raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


