Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka qenë i ashpër në reagimin e tij, pasi kryetari i AAK-së deklaroi se PDK-ja dhe LDK-ja janë bashkëpjesmarrëse me Kurtin në të keqen që po i ndodh vendit.
Berisha në një deklaratë dhënë për “Gazeta Blic” tha se Kosova duhet ta ruaj respektin për kontributin e Ramush Haradinajt në luftë por nuk mund të harrojë kurrë keqeverisjen kur ishte partia e tij në pushtet në vitet 2004-2007.
Ai tha se në kohën e qeverisjes së tij janë bërë privatizimet më mafioze dhe korruptive.
“Kosova dhe populli i Kosovës do të ruajnë respektin për kontributin e Ramushit dhe familjes së tij në luftë dhe për çlirimin e Kosovës.Por, populli i Kosovës nuk mund të harrojë kurrë keqeverisjen kur ishte partia e tij në pushtet në vitet 2004-2007. Në këtë kohë u bënë privatizimet më mafioze e korruptive, dhe krejt duke u fshehur pas UNMIK-ut. Partia e tij, si edhe LDK-ja, kur bashkë me kryetarin Veseli, kërkuam hetim parlamentar për privatizimin si proces, dhe tema të tjera si puna e SHIK-ut etj, pikërisht nga AAK-ja, VV-ja e LDK-ja u bojkotuam sepse shumica e privatizimeve u bënë nga njerëz të lidhur me ta, qoftë si punëtorë të administrates së UNMIK apo pjesë e qeverisjes” tha Berisha për “Gazeta Blic”
Tutje deputeti Berisha tha se populli i Kosovës nuk duhet ta harrojë kurrë kauzën e rrejshme të “demarkacionit” ku AAK-ja sipas tij, bashkë me Kurtin dhe Osmanin e ‘kallën’ Kuvendin për pushtet.
“Po ashtu, populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë kauzën e rrejshme të “demarkacionit” dhe “thikat e supozuara mbi harta”, ku bashkë me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, e kallën parlamentin për ta rrembyer pushtetin.Me këto akte vandale e dëmtuan Kosovën në zhvillim të përgjithshëm, e lanë vendin pa liberalizim të vizave dhe i krijuan vendit imazh të keq.Veç me lajmet e këqia që prodhuan, i larguan shumë investime të huaja e mbështetjen për Kosovën.Nëse pushteti u duhet me çdo kusht për të mbrojtur pasuritë nga kontestueshmëria, atëherë po, “qëllimi justifikon mjetin””
“Ngase kjo është edhe arsyeja e vërtetë pse nuk po kalohet në kuvend, Kodi Civil që rregullon pikërisht çështjet pronsoro juridike, ani se mosvotimi po mundohet të fshihet pas stereotipeve ireale.Edhe nëse si amator politik, të njëjten e konsiderojnë si “art i së mendshmës”, populli e lexon edhe ndershmërinë si kategori të veprimit politik.Kurse filozofia e njeh këtë kategori si patriotizëm kushtetues.Fatkeqësia e popullit të Kosovës është se, skenën e veprimit politik dhe vendimmarrjen i kanë kapur njerëz që nuk kanë referencë funksionale profesionale, ku do të mund të ktheheshin pas harxhimit të rrugës politike, prandaj edhe ju duhet me çdo kusht e mjet, e për çdo veprim politik, të mbetën në pushtet. Po ashtu, edhe në dëm të vendit, në qoftë ajo” tha Berisha për “Gazeta Blic”
Haradinaj ka kritikuar dy partitë opozitare se nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Kurtin përmes mocionit.
“Kurti duhet me shku në shtëpi dje, e jo sot, se sot vonë jemi. Dëmet janë rritë. Për këtë jam i mërzitur nga dy partitë opozitare. Sepse para se të thonë nuk i kemi numrat, ata duhet t’i japin numrat e tyre. Duhet ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre me e çu në shtëpi Kurtin. Bile e kishim pshtu Kurtin, mos me hy në gabime të reja, në rreziqe të reja, pasojave më të mdhaja”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Pas gjendjes së tensionuar në veri të vendit dhe sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) inicioni moscion-mosbesimi ndaj Qeverisë.
Hisen Berisha, PDK
/Gazeta Blic/
Hisen Berisha: Ramush Haradinaj po i ‘vardiset’ Albin Kurtit për pushtet!
Haradinaj: PDK dhe LDK janë bashkëpjesëmarrës me Kurtin në të keqen që po i ndodhë vendit