Lajme

17 pacientë janë të lënduar, 7 me armë zjarri – një në rrezik për jetë

08/05/2023 02:01
nga:Gazeta Blic

17 persona kanë mbëtur të plagosur si pasojë e përleshjes që ndodhi në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gejdnje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, tha Syla, njofton Klankosova.tv.

Për rastin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona si të implikuar në rast.

Disa persona kanë mbetur të plagosur pas një zënke në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se deri më tani dy persona janë identifikuar si të implikuar në rast.

“Përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha ai.