Lajme

Gjuajtja me armë te Bon Vivanti: Disa të plagosur, një në gjendje të rëndë, i plagosur ka mbetur edhe një roje

08/05/2023 00:36
nga:Gazeta Blic

Nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant kanë mbetur të plagosur shtatë persona.

Një person raportohet se ka marrë plagë të rënda.

Ndërkohë e plagosur ka mbetur edhe një vajzë dhe një roje sigurimi, të cilët e pësuan gjatë sherrit me armë brenda lokalit.

Gazeta Blic merr vesh se disa persona me maska kanë hyrë në lokal dhe kanë shtënë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa ende nuk ka njoftim zyrtar për këtë ngjarje.