Sporti

Southgate: Vendimi i Henderson nuk do të ndikojë në mundësitë e përzgjedhjes me Anglinë

08/04/2023 22:38
nga:E K

Southgate ka folur për transferimin e Henderson në Arabinë Saudite dhe mundësisë së tij për të qenë akoma pjesë e Kombëtares së Anglisë.

Në bisedë me TalkSport, Gareth Southgate siguroi se lojtari 33-vjeçar nuk do të largohet nga radari i Tre Luanëve për shkak të gjerësisë gjeografike ku ai zgjodhi të luante.

“Vendimi i Henderson nuk do të ndikojë në mundësitë e përzgjedhjes”, siguroi Southgate, duke rrëfyer se vetë Henderson foli me të për këtë temë pasi mori vendimin për t’u larguar nga Liverpool.

“Ne folëm këtë verë, ai donte të dinte nëse kur të transferohej do ta hidhnim automatikisht. Do të ishte marrëzi ta bësh këtë, pse do të përjashtonim një lojtar vetëm në bazë të vendit ku ai luan?”

“Ne kemi një ide se si mund të jetë liga, por do ta dimë vetëm kur të fillojnë ndeshjet. Ka lojtarë të njohur, jo shumë në kulmin e karrierës së tyre, por ata nuk janë lojtarë të vjetëruar”.