Sporti

Të preferuarit e turqve, 4 lojtarë të Tiranës në “radarin” e Besiktasit

08/03/2023 23:34
nga:E K

Besiktasi fitoi sërish përballë Tirana, 0-2 në “Air Albania”, dhe siguroi kualifikimin në raundin e tretë të Conference League. Aty ku do të sfidojë azerët e Neftchi Baku.

Drejtuesit e klubit turk kanë vëzhguar me vëmendje disa lojtarë të skuadrës së Tiranës në dy përballjet kundër bardhebluve.

SuperSport mëson se 4 prej tyre u kanë pëlqyer shumë bardhezinjve nga Stambolli. Dhe ata janë: Regi Lushkja, Florent Hasani, Filip Najdovski dhe Florian Përgjoni.

Skautët e Besiktasit do t’i mbajnë nën vëzhgim katër lojtarët e nënkampionëve të Shqipërisë. Emrat e të cilëve mund t’i propozojnë edhe në klubet e tjera më të vogla të ligës së parë në Turqi.