Lajme

Klubet arabe nuk ndalen, Kessie objektiv i radhës i Al-Ahli

08/03/2023 18:25
nga:E K

Klubet arabe nuk kanë të ndalur në merkaton verore.

Pas emrave si Benzema, Kante, Firmino, dhe Mahrez, tashmë objektiv tjetër është Franck Kessie, shkruan GazetaBlic Sport.

Al Ahli ka shprehur interesim për Kessie-n të cilët edhe kanë ofruar 15 milionë euro në drejtim të Barcelonës për shërbimet e ish yllit të Milanit.

Romano raporton se Barcelona janë të gatshëm ta shesin Kessien, kurse negociatat kanë avancuar mes palëve.

/GazetaBlic Sport/