Lajme

Aktgjykimi i Kushtetueses për Ligjin e Zyrtarëve Publikë, reagon Lushtaku- Citon Albin Kurtin e 2015-ës

08/03/2023 16:09
nga:Genita C

Gjykata Kushtetuese njoftoj që ligji Nr. 08/L-197 për zyrtarët publik është në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit dhe për këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku duke cituar kryeministrin Kurtin në vitin 2015, raporton GazetaBlic.

“Njeriu që shkel kushtetutën është super kriminel, në vitin 2015 kështu deklaronte Albini i verzionit 2015”, shkruan Lushtaku.

Lushtaku shtoi se, tentimi i pushtetit për t’i shantazhuar e politizuar ata që punojnë në sektorin publik nuk kaloj.

Shkrimi i plotë:

Njeriu që shkel kushtetutën është super kriminel, në vitin 2015 kështu deklaronte Albini i verzionit 2015.

Tentimi i pushtetit për t’i shantazhuar e politizuar ata që punojnë në sektorin publik nuk kaloj.

Gjykata Kushtetuese njoftoj që ligji Nr. 08/L-197 për zyrtarët publik është në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.