Skuadrat kosovar vazhdojnë sonte rrugëtimin e tyre në garat evropiane. Ballkani, Drita dhe Dukagjini luajnë sonte në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Skuadra e Dritës luan në Prishtinë ndaj Viktoria Plzen me fillim nga ora 20:00. Ekipi i Vavalis barazoi në Çeki me rezultatin 0-0, teksa sonte do kualifikimin e madh – me ç’rast kanë edhe një mbështetje të fuqishme nga tifozët, ku priten mbi 10 mijë në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshjen mes Dritës dhe Viktoria Plzen do ta transmetojë Super Sport 3.
Ja njoftimi i tyre:


