Gjykata Komerciale ka aprovuar padinë e televizionit Klan Kosova për ta shtyrë ekzekutimin e vendimeve që ia suspendojnë liçencën.
Pas këtij lajmi ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se një media mund të mbyllet nëse ka vendim gjykate dhe se Ministria që në fillim do të duhej ta dërgonte çështjen në gjykatë.
Ai tutje shkruan se “mediat përbëjnë njërën nga shtyllat e pushtetit dhe nëse shembet ajo shtyllë atëherë sistemi demokratik kolapson dhe shkon drejt diktaturës.
“Në një sistem demokratik, mediat përbëjnë njërën nga shtyllat e pushtetit. Nëse shembet ajo shtyllë, atëherë sistemi demokratik kolapson dhe shkohet drejt diktaturës. Nuk ka rrugë të mesit. Liria e mediave nuk matet me numrin e mediave të regjistruara, siç po tentohet të shitet nga demagogët në pushtet. Liria e mediave matet me lirinë e aktivitetit dhe fjalës së tyre në çdo rrethanë. Nëse mediat bëjnë shkelje të etikës profesionale, atëherë janë mekanizmat ligjorë që mund të përdoren” shkruan Hoti raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


