Lajme

Adriatik Kelmendi- ministres Hajdari: Rrena i ka këmbët e shkurtra

08/03/2023 11:25
nga:Gazeta Blic

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vendimit që ka marrë Gjykata Komerciale në lidhje ankesën e Klan Kosovës kundër MINT-it, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se rrena i ka këmbët e shkurtra, derisa ka publikuar një pjesë të vendimit të gjykatës.

Postimi i plotë:

A po ju kujtohet që MINT dhe disa suflerë të pushtetit thonin nuk janë bërë përmirësimet?
Rrena i ka këmbët e shkurtra:
Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova.