Lajme

Përfshihet në zjarr një automjet, në rrugën Ferizaj-Prishtinë

08/03/2023 09:58
nga:N K

Sot rreth orës 08:30, është raportuar se në rrugën Ferizaj-Prishtinë një automjet është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Blic.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar lajmin për Gazeta Blic se një automjet është përfshirë nga zjarri, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /GazetaBlic/