Lajme

Invalidi i luftës: Milan Radojiçiqin e kam rreh në Gjakovë, 2 orë s’ka mujt me u kthjell, e di krejt lagjja

08/02/2023 18:43
nga:Sh R

Shkumbin Hoti, invalid i luftës së UÇK-së, në emisionin “Frontal” të T7 ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në listën e zezë të SHBA’së.

Hoti tha se e ka “rrahur fort” Radojçiqin në Gjakovë.

“Milan Radojciqin e kam njoft në vitin 1997. Milani ka banu te Gjykata dhe një shok i jemi e ka pas shok dhe unë isha tu shku në një dyqan dhe ai u kap aty me një djalë, boni fjalë. Ai [Milan Radojiçiq] ka qenë një djalë shumë problematik në Gjakovë, e din Gjakova. Rastësisht qëllova unë aty dhe ma nguci atë shokun, i bjen me lavdëru veten, po ai ka qenë 2 vjet më i vjetër se unë, po e kom rreh fort, qasi të rrehne ia kom bo, thom nja dy orë nuk ka mujt me u kthjell. E din krejt lagjja aty”, tha ai.

Ai tha se ka dëshmitarë për këtë.