Skuadra e SC Gjilanit është në krizën më të madhe në histori të klubit para fillimit të sezonit 2023/24. Disa nga futbollistët kryesorë të ekipit janë larguar nga ekipi, trajneri Klodian Duro si dhe presidenti Florim Zuka.
Një nga lojtarët e larguar nga SC Gjilani është edhe mbrojtësi Arbër Prekazi.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se për lojtarin tashmë kanë filluar ofertat nga disa skuadra kosovare. Fushë Kosova, FC Suhareka dhe Malisheva janë ekipet që pëlqejnë lojtarin dhe janë interesuar për të pas largimit nga Gjilani.
Orët e ardhshme priten të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.
/GazetaBlic Sport