Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka nisur procedurën për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit, por edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, siç ka kërkuar Bashkimi Europian, raporton GazetaBlic.
Hamiti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se me një vendim të tillë Qeveria Kurti po tërhiqet dhe kjo sipas tij, po vjen pasi kryeministri Kurti i ka bërë dëm Kosovës.
“Shiheni qysh tërhiqet Qeveria Kurti mbasi i ka bërë dëm Kosovës, e cila po përjeton sanksione ndërkombëtare për herë të parë në historinë e vet moderne, nën regjimin e ri”, shkroi Hamiti në “Facebook”.
Ndryshe, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nisur procedurën për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit, por edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, siç ka kërkuar Bashkimi Europian.
Në deeskalimin e situatës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e qeverisjes lokale, po merret specifikisht me këtë çështje,
Përmes një vendimi të marr nga ministri, Elbert Krasniqi thuhet se ka marr vendim për caktimin e Grupit punues për hetimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.


