Sporti

Simeone: Do të doja që Mbappe të transferohej në Real Madrid

08/01/2023 13:21
nga:L J

Kylian Mbappe është ende në Paris Saint-Germain. Është e diskutueshme nëse ai do të luajë për kampionët e Francës në sezonin e ardhshëm pasi klubi është i zemëruar me të që po refuzon të vazhdojë kontratën dhe vendosi ta shesë. Mediat sportive shkruajnë se ai do të shkojë te Real Madrid, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani. Megjithatë, Diego Simeone, trajneri i rivalit të qytetit të Realit, Atletico, e mirëpret një përfundim të tillë të mundshëm.

“Do të ishte një gjë e shkëlqyer për ligën, kështu që do të vazhdonte të ishte një nga më të mirat. Të gjithë futbollistët që vijnë në Spanjë e forcojnë ligën. Financiarisht, ai transferim nuk do të ishte problem për Madridin”, tha Simeone.

“Varet se si e shikoni kur më pyesni se a do të bëhet Reali i pathyeshëm me Mbappe. Ne e fituam ligën kundër Lionel Messit, Andres Iniesta, Alexis Sanchez, Xavi, Sergio Busquets… Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema… Ky është futbolli, emrat nuk luajnë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport