Lajme

Prizren: Kërkohet i dyshuari për shpërdorim të pasurisë së huaj

08/01/2023 10:02
nga:Mergim Rreci

Policia e Kosovës është në kërkim të dyshuarit për vepren shpërdorim të pasurisë së huaj, ngjarja ka ndodhur në Prizren, raporton Gazeta Blic.

I dëmtuari ka raportuar se me datën 24.04.2023 rreth orës 11:30 në biznesin e tij të këmbimores me lokacion Rr. Mark Kaçinari – Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga Kron Daneze në Euro, ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i 1 person

Mund të jetë një imazh i 1 person