Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se, sjelljet kushtëzuese ndaj BE-së të qeverisë janë të papërgjegjshme, të dëmshme, dhe mbi të gjitha hipokrite nëse marrim për bazë marrvëshjen e Bratisllavës, raporton Gazeta Blic.
Në një deklaratë për Gazeta Blic, Berisha tha se Kosova është shtet sovran dhe ajo i ndërton politikat e brendshme të saja.
“Kosova është shtet sovran dhe ajo i ndërton politikat e brendshme të saja. Por, sa janë të mira e produktive për Kosovën këto kushtëzime të qeverisë, atëherë këtu ka vend për diskutim!? Unë mendoj se këto sjellje kushtëzuese të qeverisë janë të papërgjegjshme, të dëmshme, dhe mbi të gjitha hipokrite nëse marrim për bazë marrvëshjen e Bratisllavës, që e ka pranu qeveria përmes zv. Kryministrit Bislimi”.
Ai shtoi se, kjo qeveri po e dëmton vendin, dhe veprimet që po i bën nuk janë në interes të Kosovës.
“Kjo qeveri me mos seriozitetin e saj po e dëmton vendin, dhe të gjitha veprimet që po i bën nuk është duke i bërë në interes të Kosovës, por në interes të manipulimit të popullit për të mbetur në pushtet”.
Berisha vlerëson se si jemi duke e humbur si Kosovë prespektiven e integrimeve evropiane, ndalje të zhvillimit ekonomik, dhe se Kosova po zbrazet.
“Jemi duke e humbur si Kosovë prespektivën e integrimeve evropiane, ndalje të zhvillImit ekonomik, dhe po zbrazet Kosova. Po e përsëris, çdo veprim që kjo qeveri po e ndërmerr është popullist për manipulim me masat, kundër interesave të Kosovës, gjenerimi i krizës dhe krijimi i pasigurisë, veti tipike në të gjitha qeveritë e regjimet totalitare”.
Sipas opinionit të deputetit në fjalë, kjo qeveri e përdor tensionin, gjendjen e pa sigurisë për të qëndruar në pushtet, sepse ka dështuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Haliti: Mosardhja e Derek Chollet, është një paralajmërim për Qeverinë Kurti
“Qeveria duhet të gjej zgjidhje proaktive dhe me këtë të marr garanci nga partnerët ndërkombëtar e jo të krijoj kriza e t’i përdor për mbijetesën e vete politike. E gjitha çka po ndodh në komunat veriore, ku pastaj po nënshkruan marrëveshje të dëmshme, është pasojë e popullizmit që po e përdor kjo qeveri. Njëjtë si çdo qeveri totalitare, edhe kjo qeveri e përdor tensionin, gjendjen e pasigurisë për të qëndruar në pushtet, sepse ka dështuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ka dështuar në zhvillim ekonomik, ka dështuar në arsim e shendetësi, etj. Por po kthehem edhe njëherë te gjetja e zgjidhjes për situatën që ka krijuar qeveria në Veri, edhe po e përsëris, se kjo qeveri me mos harmonizim me partnerët tanë relevant ndërkombëtar, solli marrëveshjet e dëmshme për vendin, të pa harmonizuara me partnerët strategjik, në frymë populliste e mashtruese dalin kundër marrëveshjeve që vet i bëjnë, siç dihen tashmë që nga shtatori 2022, e të fundit 2023 në Bruksel, Ohër e Bratisllavë. Se në të vërtetë veprimet e kësaj qeverie ishin për nevoja populliste e elektorale, u pa edhe me zgjedhjet lokale në Kosovë, ku mbështetja për këtë qeveri pësoi rënie“, tha ai për Gazeta Blic.
Kryeneçësia e Albin Kurtit që e la Kosovën nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së
Ai tha se, Kosova nuk rrezikon ti hiqen kompentencat shtetërore, as me largimin e njësive speciale nga KFOR-i në objektet komunale, siç pretendojnë disa të ashtuquajtur “ekspert”, sepse bjen ndesh me rezolutën 1244, ngase strukturat e sigurisë janë të validuara me rezolutën 1244, dhe me pavarësinë e Kosovës, që është produkt i 1244.
“Gjenerimi i krizave të panevojshme, në çdo segment të shtetit, kur ne si Kosovë e kemi të garantuar integritetin dhe sovranitetin me rezolutën 1244 dhe me mekanizmat e saj KFOR, është thjesht për ta dëmtuar Kosovën dhe proceset e integrimit dhe përmbylljes së shtetësisë. Kjo u pa me “Defenderin “, kur kapacitetet e para ushtarake të Forcës nuk morën validimin. Në kontekst të saj, une me bindje të plotë e them se, rezuluta 1244 është interes i yni të mbetët në fuqi deri sa FSK-ja të arrij Kapacitetet e Plota Operacionale dhe ta zhvillojmë ekonominë mjaftueshëm, që të mundemi me ju përgjigjë sfidës së shpenzimeve të larta të mbrojtjes, që dalin për ta ruajtur integritin e vendit. Prandaj, rezoluta 1244 na e mundëson që këtë kosto ta marr NATO me misionin e saj KFOR, e ne të zhvillohemi! Mos të harrojmë se produkt i rezolutës 1244 është pavarësia e jonë, kuptohet pararendëse të saj ishin përpjektjet tona për liri e pavarësi dhe lufta e UÇK-së. Me këtë dua të them se KOSOVA është e sigurt! Kosova nuk rrezikon ti hiqen kompentencat shtetërore, as me largimin e njësive speciale nga KFOR-i në objektet komunale, siç pretendojnë disa të ashtuquajtur “ekspert”, sepse bjen ndesh me rezolutën 1244, ngase strukturat e sigurisë janë të validuara me rezolutën 1244, dhe me pavarësinë e Kosovës, qe është produkt i 1244″.
Berisha konstatoi se, tensionimi dhe situata e pa sigurisë, po i shërben qeverisë që ta shpërqëendroj vëmendjen dhe fsheh krimin, kortupcionin, me i fsheh skandalet e aferave korruptive të qeverisë “zdraVVo”, të Martin Berishës, Rozeta Hajdarit, që paguan rezervat shtetërore të grurit e vajit e nuk e sjellë fare, vjedhjet në KEK, nepotizmin e keqmenaxhimin, kapjen e shtetit, e ndaljen e zhvillimit ekonomik.
“Këtu çështja është se, tensionimi i situatës, krijimi i ambientit të pasigurtë, ka qëllim që të pengoj zhvillimin e Kosovës, të pengoj integrimet euro-atlantike dhe ta lë Kosovën mbrapa me vendet tjera, që ta bëj të papërballueshme jetesën këtu dhe të ketë egzod masiv. Kjo ëshë qëllimi i kësaj qeverie! Ky edhe synimi i saj! Prandaj, tensionimi dhe situata e pa sigurisë, po i shërben qeverisë për me shpërqëndru vëmendjen dhe fsheh krimin, kortupcionin, me i fsheh skandalet e aferave korruptive të qeverisë “zdraVVo”, të Martin Berishës, Rozeta Hajdarit, që paguan rezervat shtetërore të grurit e vajit e nuk e sjellë fare, vjedhjet në KEK, nepotizmin e keqmenaxhimin, kapjen e shtetit, e ndaljen e zhvillimit ekonomik”.
“Në kontekst të qeverisjes, Une e shtroj pytjen çka ka ndodhur e mirë me jetën në vend prej 6 tetorit 2019, kur PDK nuk erdhi në Pushet? Asgje. As nuk kemi paga më të mira , as punësime më shumë, as çmime më të lira, as rrugë më të mira, as korrupcion të ndalur apo më pak, as nepotizëm më pak, as arsim e shendetësi më të mirë, asgjë. Ajo çka kemi parë që nga 6 tetori 2019, është se kemi krim qeveritar më të madh , korrupcion më shumë , rrugë më të kqija, qoftë nga mosmirëmbajtja e atyre ekzistuese, qoftë duke abuzuar me vazhdimin e disa projekteve të ndaluara tani më qe tre vite, si dhe abuzim korruptiv me cilësinë e standardet e prokuruara, zhvillim më pak, arsim më dekadent, paga me të ulta, çmime më të larta, kapje e agjencive e Bordeve, dhunim të fjalës së lirë, kapje censuruese të mediave, etj”, tha ai për Gazeta Blic.


