Lajme

E rëndë: 20-vjeçari në Pejë ushtronë dhunë ndaj nënës së tij

08/01/2023 08:44
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe së fundmi në Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari 20-vjeçar e ka sulmuar fizikisht nënën e tj, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë të madhe.

Kjo ka bërë që viktima ta njoftojë Policinë dhe si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për kapjen e të dyshuarit.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, i riu është intervistuar dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe inicimin e rastit si “Dhunë në familje”.