Showtime

U martua në fshehtësi në Gjermani, zbulohet kush është bashkëshortja e Ardian Bujupit

07/31/2023 19:03
nga:G C

Pak kohë më parë u raportua se këngëtari shqiptar Ardian Bujupi është martuar në fshehtësi në Gjermani. Bashkëshortja e tij është shqiptare nga Kosova, e cila po ashtu jeton në Gjermani, si Ardiani.

Së fundmi Prive ka zbuluar dhe identitetin e saj. Bashkëshortja e Ardianit quhet Fjolla dhe prej vitesh jeton e vepron së bashku me familjen e saj në Gjermani.

Këtë javë çifti ka kaluar pushime edhe në jug të Shqipërisë.