Lajme

Mediat në Shqipëri: Gjykata Speciale arreston një ish-ushtar të UÇK-së

07/31/2023 16:15
nga:Genita C

Mediat në Shqipëri raportojnë se me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës është arrestuar sot në Tiranë, Dritan Goxhaj, ish-oficer i UÇK-së.

Sipas Euronews, Goxhaj është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Jozyrtarisht disa media raportojnë se ai dyshohet për publikimin e emrave të disa dëshmitarëve për rastet e luftës.

Goxhaj i ishte bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.