Sporti

Chiesa refuzoi katër klube arabe për të qëndruar në Juventus

07/31/2023 14:25
nga:L J

Mediumi italian, Tuttosport raporton se anësori Federico Chiesa refuzoi një ofertë fitimprurëse nga disa klube të Arabisë Saudite kohët e fundit për të provuar veten te Juventus.

Reprezentuesi italian pësoi një këputje të ligamentit që e mbajti atë jashtë fushës për një pjesë të madhe të vitit 2022, dhe më pas luftoi për formën kur u kthye në formacionin fillestar të Juves në fillim të këtij viti, përcjell GazetaBlic Sport.

Tuttosport tani raporton se 25-vjeçari u kërkua nga katër klubet saudite: Al-Hilal, Al-Ittihad, Al-Ahli dhe Al-Nassr – muajin e kaluar, duke i ofruar atij afër 20 milionë euro neto në sezon për një kontratë trevjeçare.

Sipas mediumit, Chiesa refuzoi ofertat përmes agjentit të tij Fali Ramadani pasi ai dëshiron të qëndrojë në Torino dhe të provojë veten te Juventusi.

/GazetaBlic Sport/