Lajme

Mushkolaj: Liria e mediave është e shenjtë dhe duhet të respektohet

07/31/2023 14:27
nga:Mergim Rreci

Gazetari Imer Mushkolaj, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve, në mbrojtje të fjalës së lirë, për Gazeta Blic tha se jemi mbledh që t’i tregojmë qeverisë se liria e mediave është e shenjtë dhe duhet të respektohet.

“Sot bashkë me kolegë kemi dalë me e dërgu një mesazh të qartë, jo për qeverinë por për shoqërinë në përgjithësi se mediat nuk bën të preken dhe se liria e mediave është e shenjtë dhe duhet të respektohet”, tha ai.

Sipas tij, qasja e qeverisë ndaj Klan Kosovës është paralajmërim edhe për mediat tjera.

“Qasja e qeverisë ndaj kolegëve të Klan Kosovës dhe Klan Kosovës si medium, është mesazh i qartë edhe për mediat tjera, të kenë kujdes në mënyrën se si raportojnë dhe se si qasen. Duke e ngrit çështjen e Klan Kosovës në nivel të rrezikimit të sigurisë nacionale, qeveria për fat të keq vetëm po provon që t’ja lërë vetes duart e lira, që pastaj të veproj eventualish edhe me mediat e tjera, por kjo nuk duhet të ndodh”, tha ai për Gazeta Blic

Ai shprehet i bibdur se çdo betejë me mediat është e humbur.

”Qeveria duhet ta dijë që çdo betejë me median është e humbur, edhe nuk guxon që në emër të çkado qoft ta rrezikoj lirinë e mediave. Çështjet që janë administrative, ekzistojnë institucione që duhet ti rregullojnë ato, por është e pa pranueshme që së pari duke i deskreditu mediat dhe gazetarët dhe pastaj duke marr edhe vendime të tilla, qeveria të synoj që ta kufizoj lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në pëgjithësi”.