Gazetarët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile përfunduan protestën në përkrahje të “Klan Kosovës”, kundër vendimit për pezullimin e licencës së këtij biznesi.
Pak para fundit, Erjon Beqiraj, një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i Këshillit Rinor të LVV-së tentoi ta pengonte protestën nëpërmjet një pankarte ku kundërshtoheshin termet “Djakovica, Srbija” e “Pec, Srbija.
Disa protestues ndërhynë dhe e larguan më pas.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), “Klan Kosova” kishte regjistruar biznesin në emër të Republikës së Serbisë. Kjo është mohuar nga televizioni.
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim “shumë të thellë” me vendimin e MINT-it për ta konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Gazetarët para Qeverisë, pajisjet i lënë në tokë në shenjë solidarizimi me Klan Kosovën


