Sporti

Ylli Bakaj do të jetë video-analisti i FC Suharekës

07/31/2023 13:18
nga:L J

Skuadra e FC Suharekës po vazhdon me organizim shembullor para fillimit të stinorit të ri në Ligën e Parë.

Klubi suharekas ka bërë disa përforcime mjaft të qëlluara në këtë afat kalimtar, duke marrë lojtarë me shumë eksperiencë, teksa në krye të ekipit do ketë edhe trajnerin, Granit Begolli, shkruan GazetaBlic Sport.

Në stafin e tij do të jetë edhe Ylli Bakaj, i cili do të ushtrojë detyrën e video-analistit tek skuadra kosovare.

Më herë Bakaj ishte tek ekipi i Pogradecit me Samuel Nikaj dhe tek FC Prizreni, teksa nga sezoni i ri do të jetë pjesën e FC Suharekës.

/GazetaBlic Sport