Lajme

Aksident në magjistralen Suharekë-Prizren, tre policë të lënduar

07/31/2023 09:57
nga:Mergim Rreci

Si pasoj e një aksidenti në magjistralen Suharekë-Prizren, në fshatin Grejkovcë, janë lënduar tre policë, raporton Gazeta Blic.

Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile, si pasoj e këtij aksidentit tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndroj në Spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Njoftimi i plotë:

Aksident trafiku në magjistralen Suharekë Prizren, tre policë të lënduar
Prizren,31 korrik 2023
Sot me datë 31.07.2023 rreth orës 06:46 policia ka marr informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovcë.
Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile.
Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën.
Si pasoj e aksidentit tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.
Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndroj në Spital për trajtim të mëtutjeshëm.