Sadio Mane është gati për t’u bërë një nga lojtarët më të paguar në Ligën Saudite kur të përfundojë një transferim marramendës te Al Nassr.
Sky Sport raporton se Al Nassr ka rënë dakord për një tarifë prej 24 milionë funtesh me Bayernin, me Mane që tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Dubai sot, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubet saudite kanë tërhequr një mori lojtarësh të klasit botëror me pako të majme pagash dhe Mane do të jetë ndër fituesit më të mëdhenj në SPL, me raportet që thonë se ai do të mbledhë më shumë se 34 milionë funte në vit pa taksa.
Kjo barazohet me 650,000 £ në javë, që do ta vendosë atë në vendin e pestë në listën e lojtarëve më të paguar në Arabinë Saudite. Ronaldo dhe Benzema janë dy më të paguarit në vend, me respektivisht 173 dhe 172 milionë funte.
? Bayern Munich forward Sadio Mane is close to completing a move to Saudi side Al Nassr. ??
? £24m fee
? £650,000 per-week contract
? Medical in Dubai on Monday(Source: @SkySports) pic.twitter.com/bBXeXv695Z
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 30, 2023


