Lajme

Çfarë pritete të ndodhë sot në Kosovë

07/31/2023 07:26
nga:Gazeta Blic

Këto janë ngjarjet që janë planifikuar për sot:

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media në përmbyllje të sesionit pranveror parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj merr pjesë panairin turistik “Promovimi i potencialeve turistike dhe produkteve të rajonit të Zhupës dhe Podgorës”. (Stadiumi i shkollës, Reçan)10:00

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve)

10:00

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. (Salla e mbledhjeve)

10:00

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve)

11:00

Hapet Marketi i Ndërtimit, ku marrin pjesë kompani të ndërtimit dhe qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

11:00

Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. (Kuvendi i Kosovës, N506)

11:00

Mbahet ceremonia e hapjes së programit të Shkollës Verore, organizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, ku merr pjesë edhe kryetari Shaqir Totaj. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit)12:00

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, organizojnë protestën me moton “Demokracia vdes në errësirë” në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)