Sipas lajmeve, këtë të dielë, nga gazeta angleze Daily Mirror, Liverpool mund të vazhdojë me një kërkesë huazimi nga Paris Saint-Germain për yllin francez Kylian Mbappe, pasi ai së fundmi refuzoi propozimin multi milionësh nga Al-Hilal.
Nga ana tjetër, Real Madridi, nuk pritet t’i paguajë 230 milionët e kërkuar nga PSG për Mbappen, pasi ky i fundit hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me skuadrën franceze, shkruan GazetaBlic Sport.
Siç dihet, francezi u la jashtë turneut të Paris Saint-Germain, si një mënyrë e supozuar për të detyruar sulmuesin e vlerësuar të nënshkruajë një kontratë të re dhe të shmangë largimin me kosto zero në fund të këtij sezoni.
Gjithsesi, Mbappe duket i vendosur që të mos vazhdojë te PSG-ja, madje është raportuar se këtë herë nuk do të ndikojë as ndërhyrja e Emmanuel Macron, presidentit të Republikës së Francës, ndryshe nga sa ndodhi në procesin e fundit të rinovimit.
/GazetaBlic Sport/


