Lajme

“400 mijë vende aktive pune”, Bajrami i reagon Kurtit e Muratit: Manipulatorë të shifrave

07/30/2023 17:01
nga:Genita C

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se “për herë të parë” në Kosovë janë 400 mijë vende aktive pune, ndërsa pasdite u mburr me këtë shifër edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti. 

Ish-Ministrja e Financave dhe deputeja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i quajti veçse “manipulator të shifrave” ngase Kurti dhe Murati, ndonëse çesin shifër, nuk paraqesin edhe trendin e rritjes së punëtorëve aktivë ndër vite.

Reagimi i Bajramit:

Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.

Publikoni shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit.

Sipas ATK-së trendet e punësimit janë këto:

Dhjetor 2019: 331 811 të punësuar,

Dhjetor 2020: 356 909 të punësuar, d.m.th. 25 098 më shumë se në vitin paraprak.

Dhjetor 2021: 378 385 të punësuar, d.m.th. 21 476 më shumë se vitin paraprak, ndërsa

Në korrik 2023 qenkan 404 965 të punësuar, d.m.th. 26 580 më shumë se një vit e gjysëm me parë.

Me çka po lavdëroheni?

Derisa nga 21-26 mijë vende të reja të punës më herët janë krijuar për një vit, tani për një vit e gjysëm paskemi 26 580 vende të reja të punës më shumë.

Trendi është rënës.

Kurti: 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave tona