Skuadra e Galatasaray po kërkon me ngulm transferimin e përhershëm të Milot Rashicës nga klubi i Norwich Cityt.
Klubi i madh turk ka bërë një merkato të madhe në këtë verë, teksa ka transferuar lojtar si Zaha, Icardi në vijën e sulmit.
Megjithatë, klubi turk nuk do të ndalet me kaq në repartin ofansiv, pasi do ta kompletojë repartin me transferimin e Milot Rashicës.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Milot Rashica është më afër se kurrë transferimit tek skuadra e Galatasaray. Në rast se çdo gjë shkon siç duhet, Rashica do të zyrtarizohet tek klubi turk gjatë javës së ardhshme.
Kujtojmë se Rashica ishte i huazuar tek Galatasaray edicionin e fundit, teksa u shpall kampion i Turqisë. Futbollisti i Kosovës kishte paraqitje shumë të mira me Galatasaray, teksa fitoi edhe zemrat e tifozëve të zjarrtë.
Pas përfundimit të sezonit, ai u kthye tek Norwich, ndërsa dje në një ndeshje miqësore nuk u përfshi fare në grumbullimin e ekipit anglez, gjë që nënkupton e ardhmja e tij është larg Norwich dhe shumë afër Galatasaray.
Poashtu, Fenerbahce ishte duke bërë gjithçka për të arritur tek Milot Rashica, por futbollisti kosovar dëshiron vetëm Galatasaray.
/GazetaBlic Sport


