Barcelona ka mposhtur 3:0 rivalin e saj më të madh Real Madrid në një ndeshje miqësore të luajtur mbrëmë në Dallas. Golat për katalanasit u shënuan nga Ousmane Dembele, Fermin Lopez dhe Ferran Torres.
“Loja ishte e barabartë. Rezultati është mashtrues, rezultati mund të ishte ndryshe. Nuk luajtëm mirë apo keq, por luajtëm si gjithmonë. Jam i kënaqur me rezultatin, ishte El Clasico dhe nuk është asnjëherë miqësore”, tha trajneri i katalanasve.
Kush është Fermin Lopez, heroi i papritur i Barcelonës?
“Fermin ka një pasim të fundit cilësor, gjë që na ka munguar sezonin e kaluar. Gjithashtu, na ka munguar një goditje nga jashtë dhe e tij është jashtëzakonisht e mirë. Nuk e kemi problem të mbështetemi te lojtarët më të rinj,” pohon Xavi.
“Fermin është i talentuar, ai luan mirë me të dyja këmbët. Ai mund të luajë në të djathtë dhe në të majtë si anësor i lirë. Ai është një lojtar i veçantë, i etur për të fituar. Duke marrë parasysh se si ai stërvitet, unë duhet t’i jap atij minuta, ai i meriton ato,” ai shtoi.
“Dembele? Ne nuk mund ta kontrollojmë tregun”
“E kam thënë shumë herë. Ai mund të jetë më i miri në botë në pozicionin e tij. Kam besim tek ai, ashtu si ai tek unë”, tha Xavi për anësorin francez.
/GazetaBlic Sport


