Lajme

Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike

07/29/2023 21:02
nga:Y I

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e ri të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Lulzim Basha, ka mundur të fitojë përballë kandidatit Gjergj Hani, duke rimarrë kështu drejtimin e Partisë Demokratike.

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, bëri me dije rezultatin, ku tha se Basha kishte siguruar 16196 vota, ndërkohë që Gjergj Hani mori 1657 vota.

Në procesin zgjedhor për kreun e PD-së morën pjesë 18052 anëtarë ose 71%.

“Mbyllja përfundimtare e votimit në të gjitha degët është në orën 19:30. Komisioni elektoral administroi procesverbalet e dërguara në mënyrë elektronike. Në mbledhjen e Komisionit pasi i hodhëm në tabelën përmbledhëse, komisioni hartoi rezultatin e procesverbalit përfundimtar. Bazuar në rezultatin e 71 degëve të PD rezulton se kanë marrë pjesë në votim 18052 anëtarë të PD-së, çka do të thotë që në përqindje pjesëmarrja është 71%.

Nga 18 mijë e 52 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në kutitë e votimit janë gjtur 18052 fletë votimi. Të pavlefshme janë 199, të vlefshme 17853.

Lulzim Basha ka marrë 16196 vota dhe kanidati Hani ka marrë 1657 vota”, tha Jemin Gjana.

/Euronews Albania/