Lajme

Rasti i Klan Kosova, ish-ambasadori Delawie: Do të ishte gabim i madh minimi i lirisë së shtypit!

07/29/2023 19:41
nga:Y I

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka reaguar pas pezullimit të çertifikatës së televizionit Klan kosova.

Delawie ka thënë se minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh.

Ai tutje ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës do ta rishqyrtojë lëvizjen rreth Klan Kosovës.

“Minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Shpresoj se Qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën”, ka shkruar Delawie, raporton Gazeta Blic.