Muaj më parë Adelina Tahiri teksa foli për bashkëshortin e saj, zbuloi se martesa e tyre po përjeton një krizë.
Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.
Por ditën e sotme me një foto Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.
Me një foto ku shihet e shoqëruar nga Serjoza, prindërit e saj dhe motra, ajo zbuloi se kriza ka kaluar.
“Family time” ka shkruar Adelina në foton ku shihet e lumtur.