Analisti, Agon Maliqi, ka reaguar edhe njëherë në lidhje me rastin e Klan Kosova.
Maliqi ka thënë se nga ajo që po kupton në rastin në fjalë nuk ka shkelje ligjore me regjistrimin.
Ai tutje thotë se është një problem tjetër nëse në regjimin liberal të tregut ligji ua lejon korporatave manovrat e tilla të regjistrimit për motive përfitimi (të të drejtave televizive, tatimeve më të favorshme) apo sigurie juridike (si investim i huaj, qoftë edhe nga Maqedonia, je më i mbrojtur se si investim vendas).
Maliqi thotë se në çfarëdo rasti Klan Kosova e ka të fituar rastin në gjykatë së bashku me dëmshpërblimin.
“Shtrohet pyetja atëherë se kush këtu po lufton për sundim të ligjit dhe kush po e përdhos atë.” shkruan Maliqi, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


