Lajme

Bajrami: Koordinimi i Kusarit me terroristin Radojiçiq a është në linjë me Kushtetutën, ‘patriota’?

07/29/2023 15:15
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërsih në lidhje me rastin e televizionit Klan Kosova.

Bajrami përmes një reagimi në Facebook shkruan: ”Patriotët” thanë ”në emër të kushtetutshmërisë do mbyllet Klan Kosova”.

Ajo tutje pyet se për cilën Kushtetutë e kanë fjalën ?

“Atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci?- Të njëjtën që e ka shkelë Albulena Haxhiu duke hartu ligje antikushtetuese?- Po koordinimi i shefes së 56 deputetëve me një terrorist si Radojeçiçi, a është në linjë me këtë kushtetutë?A janë të njëtit ”patriotë” që e mbrojnë Martin Berishajn që ka marrë miliona euro nga Gen Beograd?A janë të vetëdijshëm çka janë duke bërë” pyet Bajrami raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: