Ish-lojtari i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle Marca, aty ku shpjegon arsyen e largimit nga nënkampionët e Anglisë. 28-vjeçari me origjinë shqiptare, u rikthye në Bundesliga, duke firmosur me Bayer Leverkusen pas aventurës 7-vjeçare me fanellën e Arsenalit.
Në intervistën e dhënë për të përditshmen iberike, kapiteni i kombëtares së Zvicrës deklaron se ka pasur oferta dhe nga klube të tjera të Premier Leagues. Por, 30-vjeçari nuk dëshironte të luante me asnjë ekip tjetër në Angli përveç Arsenalit.”
“Kam kaluar 7 vite të mrekullueshme në ‘Emirates’. Kisha oferta nga klube të tjera të Premier League, por Arsenalin nuk e ndërroj me asnjë ekip tjetër. Nuk doja të luaja kundër tyre.
Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua të lija Arsenalin, gjithashtu dhe klubi nuk donte të më linte të largohesha. Kam shumë respekt për Mikel Artetën, por doja të provoja një sfidë të re te Bayer Leverkusen”.
Xhaka u ndal më tepër te trajneri spanjoll Mikel Arteta dhe ngjashmëritë e tij me trajnerin e “Aspirinave”, Xabi Alonson:
“Ata të dy kanë filozofi të ngjashme, Arteta është i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm si trajner”, përfundoi Xhaka.


