Luis Enrique dëshiron që Paris Saint-Germain të nënshkruajë me gjashtë lojtarë të tjerë përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, sipas Sportz Zone.
Klubi aktualisht po shikon një lëvizje për Harry Kane dhe Bernardo Silva së bashku me dy mesfushorë të tjerë dhe një portier, përcjell GazetaBlic Sport.
Marco Verratti ka të ngjarë të largohet nga klubi për në Al Hilal këtë verë dhe Enrique dëshiron siguri dhe alternativa në mes të fushës.
Poashtu, klubi tashmë e ka kuptuar se Kylian Mbappe nuk dëshiron të qëndrojë më në Parc des Princes.
/GazetaBlic Sport/


