Lajme

Lushnje: Dy të moshuar djegin ullishtet e fshatit

07/28/2023 22:34
nga:Y I

Djegia e disa mbetjeve pas shtëpisë ku banonin dy të moshuar është bërë shkak për përhapjen e flakëve, te nxitura edhe nga era.

Si pasojë u dogj një sipërfaqe me ullishte në Lushnje.

Dy të moshuarit në fshatin Hajdaraj nuk mundën të mbanin nën kontroll flakët duke u përhapur në bimësinë aty pranë.

Zjarri i madh rrezikoi edhe banesat e këtij fshati, ndërsa për shuarjen e tij u angazhuan banorët, zjarrfikëset dhe punonjës të bashkisë.

Pas disa orë përpjekjesh, zjarri u vendos nën kontroll ndërsa dy të moshuarit u shoqëruan në polici për të zbardhur ngjarjen.