Lajme

“Po vij në Rubikon, po flas”- Adriatik Kelmendi publikon bisedën me Albin Kurtin opozitar!

07/28/2023 19:16
nga:Y I

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka ‘zbardhur’ një bisedë të disa viteve më parë me Albin Kurtin, atëherë lider i opozitës.

Kelmendi ka publikuar bisedën e plotë me Kurtin dhe kohën kur i njëjti i kërkonte të ishte mysafir në emisionin Rubikon pasi frikësohej se po e burgosnin, duke iu referuar opozitës së sotme.

“Po vij në Rubikon, po flas, mbase më krijohet njëfarë mbrojtje, alarmohen popullata, nuk iu lëshojmë rrugë tendencave totalitare të tyre… Se sot jam unë, nesër je ti e krejt qashtu rend” i kishte thënë Kurti-Kelmendit kohë më parë, raporton Gazeta Blic.

Në fund Kelmendi e mbyll shkrimin duke pyetur “Çka do t’i thoshte Albini i kafeterisë Albinit kryeministër për sulmin ndaj Klan Kosovës?!

Reagimi i plotë: