Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.
Klankosova mëson nga burimet e saja se babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten.
Ndërkohë lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësorAktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” deklaruan nga Policia për “Gazeta Blic”


