Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se janë gjetur tre trupa te pajetë në Lipjan
Trupat e pajetë janë gjetur në fshatin Rufc të Lipjanit.
Vdekja e tyre është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësorAktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” deklaruan nga Policia për “Gazeta Blic”


