Lajme

Apolloni: Turp Hasan, kur e hedh në plehra historinë e popullit tënd, mos prit medalje

07/28/2023 17:07
nga:Y I

Regjizori i njohur, Ben Apolloni, ka reaguar pasi pronari i tokës ku ishte vendosur guri sombolik në kujtim të nënës Pashkë, është hedhur në plehra raporton Gazeta Blic.

Apolloni në reagimin e tij ka thënë se me siguri pronari i tokës ndihet krenarë dhe fitimtar, sepse nuk mundi ta ndalë askush as Qeveria, as qytetarët.

Ai tutje thotë se disa fitore janë më të turpshme se humbjet.

Apolloni ka patur kritika të forta për pronarin e tokës, Hasan Zenun Bala.

“Hasan, ke hedhur në plehra një gur që na e përkujtonte një tragjedi të madhe, një gur që dëshmonte për krimet serbe. Duke e hequr një dëshmi të tillë, ke bërë një gabim të pafalshëm. Ke thënë se e ke hequr për shkak se aty mund të bëhej një kishë. A mund të jesh aq i padijshëm sa të besosh se mund të ngritet një kishë aty ku një person ka bërë vetëvrasje? Akti i nënë Pashkës është mbifetar, por ti je ultrafetar, dhe me këtë poshtrim që ua bëre shqiptarëve të krishterë, ke nxitur një konflikt ndërfetar. Kam pritur që komuniteti musliman të ndërhyjë të ta shpëtojë fytyrën ty dhe vetes, por mjerisht nuk e bëri. Uroj ta bëjë. Hasan, do të doja ta shihja fushën tënde përplot me muslimanë që protestojnë kundër teje, dhe e mbrojnë vëllazërinë ndërfetare. Duket që koka jote është më e fortë se guri të cilin e hoqe, dhe vetëm vëllezërit e tu muslimanë mund të të kthejnë në rrugë të Zotit. Nëse e ke hequr edhe për arsye politike, je treguar edhe më injorant. E kuptuam që me Vetëvendosjen nuk je, dhe kjo është diçka krejt normale (jetojmë në pluralizëm politik). Por nëse je me LDK-në, ke fyer ‘frymën rugoviane’ të saj. Nëse je me krahun e luftës (PDK, AAK etj.), ke kontribuar në zhdukjen e një dëshmie të fortë të krimeve serbe, të një dëshmie që nisi të bëhej vend pelegrinazhi, pra e ke dëmtuar krahun e luftës” shkruan Apolloni në Facebook.

Postimi i plotë: