Lajme

Dy persona të lënduar nga aksidenti mes katër veturash në Klinë

07/28/2023 14:44
nga:Mergim Rreci

Sot rreth orës 11:35 policia në Klinë është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, ku kanë qenë të përfshira katër vetura.

Zëdhënësi i policisë, Driton Rugova, bën të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe se të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.