Sporti

Osimhen afër rinovimit të kontratës me Napolin

07/28/2023 11:43
nga:E K

Victor Osimhen është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Napolin.

Sipas “Sky Italia”, Napoli pritet të vendos klauzolë prej 150 milionë euro për yllin e skuadrës së tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi nigerian ka qenë i lidhur me çdo klub të madh në botë, duke përfshirë Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Chelsea.

Së fundmi interesim për Osimhen kanë shfaqur edhe skuadrat arabe.

/GazetaBlic Sport.